Ka hyre ne diten e kater greva e dhjetera ish-ushtareve te UCK-se, te cilet kerkojne zbatimin e ligjit per kategorite e dala nga lufta.

Premtimet e kryeministrit Thaci se kerkesat e tyre po shqyrtohen, nuk i kane bindur grevistet te lene greven. Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave te ish Luftetareve te UCK-se ka njoftuar se nuk ka ne plan ta ndryshoje formen e protestes.

Protestuesit e vendosur perpara nderteses se qeverise kane shfaqur shenja te perkeqesimit te shendetit dhe jane detyruar te kerkojne ndihme mjekesore.

Ata kerkojne nga qeveria zbatimin e ligjit per vlerat e luftes se UCK-se, si dhe perkujdesje per familjet e deshmoreve dhe invalidet e luftes.

Top Channel