Haan: Shqiperia s’kishte kushte dhe objektiva

16/04/2009 21:00

Rreth 24 ore pas largimit zyrtar, ish trajneri i perfaqesueses kuqezi, duke mos preferuar te flase per mediat shqiptare ka shpjeguar aventuren e tij ne Shqiperi ne nje interviste per mediat holandeze, ku thekson edhe nje here deshiren e federates per te mos e larguar, por qe gjithsesi pranon se kombinimi Han-Shqiperi nuk shkonte.

“Federata nuk donte qe une te largohesha. Ndodh kudo qe te humbasesh ndeshje, por une ne te vertete preferoja te punoja ndryshe nga sa i kisha mundesite ne Shqiperi. Ndeshja me Malten ishte shume e dobet, nderkohe qe me Hungarine humbem ne fushen e tyre edhe pse luajtem mire, por ne fakt humbem edhe ndeshjen ne Tirane”, shprehet Haan.

Arsyet e nje paraqitjeje te dobet, sidomos ne tre ndeshjet e fundit, Haan i gjen pikerisht ne menyren e organizimit dhe ne kushtet qe sipas tij nuk ishin aspak optimale per te pergatitur nje perfaqesuese.

“Skuadres qe kisha une i mungonte organizimi, nje gje qe une e kisha diskutuar qe ne fillim me drejtuesit e federates. Mungonin shume gjera qe shpesh te beheshin te mundura nga presidenti Duka. Para ndeshjes me Hungarine na mbyllen stadiumin dhe fale nderhyrjes se ministrit na lane te sterviteshim. Po ashtu dhe ne hotelet ku grumbulloheshim na mungonte ushqimi e lengjet, kushte qe me benin te ndihesha me shume si menaxher se sa si trajner”, thekson holandezi.

Ai shtoi se ne takimin me presidentin Duka i ka bere me dije se nuk kishte asnje arsye qe bashkepunimi te vazhdonte. Kur ish-trajnerin e perfaqesueses e pyesin se cfare ishte ajo qe ai nuk beri, Han thote: “Nuk fituam, ndoshta doja te arrija shume gjera njekohesisht, por ne nje vend si Shqiperia nuk eshte gjithcka e mundshme. Ata nuk kishin nje objektv. Tashme boll me me Shqiperine, une atje nuk kisha ndikim, ndryshe nga periudha qe kalova ne Kine, kjo eshte e gjitha”.

E ardhmja e trajnerit holandez eshte serish Kina, pasi vete ai thote se gjithmone eshte kontaktuar nga Federata Kineze e Futbollit dhe i eshte kerkuar qe te rikthehet ne momentin qe do te jete i lire. Kete gje ka vendosur dhe vete Haan, pasi muajin e ardhshem do te jete atje.

Top Channel