Gjobe 500 mije leke per Duron e Kajen

16/04/2009 08:55

Te ankohesh per menyren e gjykimit nga ana e gjyqtareve ne Shqiperi eshte diçka e zakonshme, qe ndodh pas çdo ndeshjeje (ndonjehere per çudi edhe para), por t’i ofendosh ata mund te te kushtoje shtrenjte.

 Kete e kane provuar mbi shpatullat e tyre dy protagoniste te kategorise superiore, trajneri i Partizanit, Shpetim Duro, dhe futbollisti i Beses se Kavajes, Genti Kaja.

Gjithçka i referohet vendimit te djeshem, te dhene nga Komisioni i Disiplines, i cili ka analizuar parregullsite e javes se 26-te te kampionatit shqiptar te futbollit. Deklarimet dhe intervistat televizive te trajnerit te te kuqve, sipas anetareve te ketij komisioni, kane cenuar personalitetin e gjyqtareve dhe ka shkelur keshtu etiken sportive.

Per kete arsye, ai eshte gjobitur me 500 mije leke te vjetra. Po e njejta shume gjobe i eshte vene edhe futbollistit te Beses, Genti Kaja. Arsyeja ka qene se ai ka ofenduar gjyqtaret dhe zyrtaret e FSHF-se. Perveç 500 mije lekeve gjobe, kavajasi pezullohet me dy ndeshje nga aktiviteti.

Top Channel