Cana: Titulli? Presim dhe te shohim

16/04/2009 08:45

Edhe pse perpara ka sfiden me Shaktjor Donjetsk ne çerekfinalet e Kupes UEFA, Lorik Cana e ka kthyer vemendjen nga kampionati.

Qe prej se dieles, Olimpik Marseja do te luaje ne Ligen 1 si ekipi kryesues, me shpresen se do te prishe “agjerimin” prej 17 vjetesh pa fituar titullin ne France.

Per mesfushorin shqiptar, kryesimi i kampionatit me 1 pike me shume se Lioni, kur mungojne edhe shtate ndeshje nga perfundimi, nuk i ka vendosur nen presion te besuarit e teknikut Erik Gerets. “Gjate sezonit te kaluar, treguam se mund t’i realizojme objektivat nese japim maksimumin. Kerkonim me çdo kusht kualifikimin ne Champions dhe ia arritem”, deklaroi kapiteni 25-vjeçar.

“Gjithsesi, situata eshte e ndryshme. Tani ne jemi skuadra qe te gjithe ndjekin. E kemi ne ne dore per te ruajtur vendin e pare. Objektivi mbetet i njejti: te shpallemi kampione. Ka ende kohe nga mbyllja e kampionatit, shtate ndeshje nuk jane pak. Duhet te presim 3-4 takime dhe te shohim se çfare do te ndodhe dhe nese do ta fitojme titullin”.

Top Channel