Zanetti: Ibra e meriton golin kunder Juventusit

15/04/2009 16:45

Javier Zanetti kerkon te karikoje sulmuesin Ibrahimovic ne prag te sfides se rendesishme Juventus-Inter.

Argjentinasi eshte shprehur se uron qe Ibra te shenoje kunder ish skuadres se tij, gje te cilen nuk e ka bere asnjehere. “Uroj qe te fitoje pasi e mendon shume nje gje te tille dhe e meriton”, thekson mbrojtesi flamur i zikalterve.

Ne rast se suedezi me origjine boshnjake do shenoje, atehere Interi do largohej me 13 pike nga Juventusi dhe keshtu kampionati do te quhej nje ceshtje e mbyllur. “Per ate qe shikoj ne stervitje mendoj se do t’ia dale me sukses. Ne mes qendron ceshtja e kampionatit dhe shpresojme qe kete jave te pergatitemi sa me mire qe ne Olimpico te mberrijme ne gjendjen me te favorshme fizike”, shton Zanetti.

Ne fund ai ka komentuar edhe ceshtjen Adriano, duke thene se gjeja me e rendesishme eshte njeriu dhe jo futbolli.

Top Channel