Vllaznia-Tirana, barazim pa gola ne 90 minuteshin e pare

15/04/2009 21:45

Vllaznia dhe Tirana kane ndare nje barazim pa gola ne ndeshjen e pare te gjysmefinaleve te Kupes se Shqiperise.

Rivalet e kampionatit nuk kane lejuar qe rrjetat e stadiumit “Loro Borici” te preken edhe pse Vllaznia zhvilloi nje ndeshje me te mire, duke e kerkuar golin me ngulm. Dyshja e sulmit te shkodraneve Sinani-Sukaj nuk arriten te cajne mbrojtjen bardheblu.

Gjate 90 minutave shtyllat u goditen dy here, e para nga Bledar Devolli, ndersa me pas Sukaj. Takimi i kthimit do zhvillohet pas dy javesh ne Tirane.

Ndeshja tjeter gjysmefinale u zhvillua pasditen e sotme mes Flamurtarit dhe Shkumbinit ku vlonjatet dolen fitimtare me nje gol te Halim Begajt ne minuten e 27-te.

Top Channel