KAS nuk njeh Asamblene e Federates se Atletikes

15/04/2009 17:40

Zgjedhjet e marsit ne Federaten e Atletikes qe nxorren president Gjok Uldedajn, jane cilesuar te pavlefshme nga Keshilli i Arbitrimit Sportiv prane KOKSH-it.

Kerkesa e Gjergj Rulit, i cili pretendon se eshte ai presidenti ligjor i kesaj federate, eshte marre ne konsiderate nga KAS-i, qe e justifikon kete vendim me faktin se zgjedhjet e marsit jane bere ne kundershtim me statutin e kesaj federate.

Ne kerkesen e tij te depozituar ne KAS, Ruli ka argumetuar se Asambleja Zgjedhore e marsit nuk ka zbatuar afatin 30 ditor, thirrja e saj eshte bere nga persona te pa autorizuar dhe ne votim kane marre pjese me pak 50% e anetare te kesaj federate.

Pak dite me pare, Keshilli i Arbitrimit Sportiv ne KOKSH dha te njejtin vendim edhe per zgjedhjet e reja ne Federaten e Mundjes, ku u zgjodh president Alban Zeneli.

Top Channel