Misri i modifikuar gjenetikisht eshte konsideruar si i rrezikshem per mjedisin dhe qeveria gjermane ka vendosur ta ndaloje kultivimin dhe shitjen e tij.
Ministria e Bujqesise dhe ajo e Mjedisit njoftuan se ka te dhena shkencore qe tregojne rrezikun e ketij prodhimit te modifikuar.
Masa prek me se shumti nje kompani amerikane, nderkohe qe ky lloj misri eshte i vetmi prodhim i lejuar nga BE-ja.
“Kam dale ne perfundimin se misri perben nje rrezik per ambientin dhe do te trajtohet si i tille. Ndjej se eshte detyra ime te kaloj ne veprim. E gjithe kjo bazohet ne te dhena shkencore dhe nuk ka asnje sfond politik”, u shpreh ministrja gjermane e Bujqesise, Isle Aigner.
Ambientalistet pershendeten vendimin dhe i kerkuan ministres qe te nderhyje edhe ne vendet e tjea te BE per te mos lejuar prodhimin e ketij produkti.
Top Channel