Calderon: Cristiano Ronaldo, lojtar i Real Madrid

15/04/2009 15:20

Cristiano Ronaldo do luaje me Real Madrid sezonin e ardhshem. Kete e ka thene per te disaten here ish presidenti dhe kandidati per nje tjeter mandat, Ramon Calderon ne nje interviste per radion franceze RMC.

“Formalisht Ronaldo eshte lojtar i Real Madrid. Kushdo qe te jete presidenti i ardhshem i shoqerise, do kete ne dispozicion nje nga lojtaret me te mire ne bote. Mund te konfirmoj se portugezi tashme e ka nje impenjim formal me Realin dhe kjo eshte e vertete”, thekson Calderon.

Ne vijim te intervistes, ai zbulon disa detaje nga bisedimet e muajve te shkuar me lojtarin ne fjale. “Thjesht i duhet te firmose kontraten. Gjithcka eshte arritur fale vete perpjekjeve te lojtarit dhe punes se bere nga shoqeria jone vitin e shkuar”, thekson Calderon qe u largua nga drejtimi per shkak te nje skandali.

Top Channel