Tajlande, terheqje per te evituar masakren
14/04/2009 11:50
Lideret e protestes antiqeveritare ne Tajlande urdheruan manifestuesit qe kishin rrethuar ndertesen e qeverise te shperndaheshin, per te evituar nje masaker.
Pas ketij njoftimi manifestuesit nisen te largoheshin nga zonat e pushtuara. Nje nga kreret e protestes tha se konfrontime ka pasur gjate gjithe nates dhe tensioni edhe sot eshte ende i larte.
“Per momentin vendosem te shperndajme manifestimin. Kete e bejme per te evituar humbjen e jeteve te njerezve. Jemi gati per lufte dhe sakrifica dhe per kete duam te evitojme katastrofat”. Megjithate, organizatoret e protestes do te gjykohen, pasi kane shkelur gjendjen e jashtezakonshme te vendosur ne Bangkok.
Top Channel