Rugby, dhune ne nje ndeshje ne Bukuresht

14/04/2009 11:50

Nente lojtare jane plagosur ne nje ndeshje rugby ne Rumani, ne ndeshjen mes Dinamos se Bukureshti dhe Farul Konstana.

Nje kamera amatore e xhiruar nga nje tifoz ka bere xhiron e botes duke me skenat vandale te kesaj ndeshjeje. Dhuna ka filluar me 3 lojtare gjeorgjiane te skuadres Konstana vetem 6 minuta pas fillimit te ndeshjes e cila ne ato momente ishte 3-0 per skuadren e Dinamos.

Ne perfundim te gjithe kesaj nente lojtaret u derguan ne spital me demtime te renda mes tyre tre gjeorgjianet qe ishin dhe ata qe filluan gjithcka ne kete perleshje.

Menjehere ka reaguar Federata Rumune e rugby, e cila ka pezulluar dy lojtare te skuadres Farul Konstana dhe 7 lojtare te Dinamos per 10 ndeshje.

Gjithashtu edhe presidenti i Dinamos se Bukureshtit ka kerkuar qe trajneri i skuadres se tij duhet te jape doreheqjen pas gjithe kesaj qe ndodhi.

Top Channel