Obama: Shenja progresi ne ekonomi

14/04/2009 18:05

Veprimet e ndermarra nga qeveria amerikane po fillojne te gjenerojne shenja progresi ne ekonomi.

Keshtu ka deklaruar presidenti i SHBA Barack Obama, i cili ka theksuar se shenjat e rimekembjes jane mjaft inkurajuese.

Megjithate, shefi i Shtepise se Bardhe eshte me kembe ne toke persa i perket veshtiresive qe Shtetet e Bashkuara kane perpara.

“Kjo nuk do te thote se kohet e veshtira kane kaluar. 2009-a do te vazhdoje te jete nje vit i veshtire per ekonomine amerikane. Ashpersia e ketij recesioni do te shkaktoje humbje te metejshme pune dhe me shume dhimbje”, ka pohuar Obama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA