Kriza, Polonia 20 miliarde usd nga FMN

14/04/2009 18:50

Qeveria polake do te marre nga Fondi Monetar Nderkombetar nje kredi prej 20 miliarde dollaresh per t’i bere balle krizes ekonomike.

Ministri polak i Financave, Rostowski ka deklaruar se kredia nuk duhet te konsiderohet si nje fond emergjence, por si nje rezerve shtese likuiditeti ne dispozicion te Bankes Qendrore te Polonise.

Polonia eshte vendi i dyte ne bote pas Meksikes qe merr nje kredi nga Fondi Monetar Nderkombetar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA