Hungari, Parlamenti zgjedh kryeministrin e ri
14/04/2009 18:25
Parlamenti hungarez ka shkarkuar kryeministrin Ferenc Gyurcsany dhe ka zgjedhur ministrin e Ekonomise Gordon Bajnai si kreun e ri te qeverise.
Gyurcsany u shkarkua permes nje mocioni, i cili konsiderohet si i paprecedent ne Hungari dhe qe u paraqit nga vete ish-kryeministri. Bajani u zgjodh me 204 vota pro dhe 8 abstenim.
Opozita konservatore e vlereson ndryshimin e kreut te qeverise si ilegjitim dhe per kete arsye nuk mori pjese ne votim.
Top Channel