Gerets: Aktivizimi i Canës ndryshoi ndeshjen

14/04/2009 09:10

Olimpiku i Marsejës këtë të shtunë kishte një ndeshje shumë të rëndësishme, për sa i përket ecurisë në luftën për titullin kampion të Francës.

Dhe në fund të 90 minutave ndaj Grenoble, skuadra e trajnerit Erik Gerets ia arriti qëllimit, duke e mundur me rezultatin e thellë 4-1.

Pas ndeshjes është bërë edhe analiza se si u zhvilluan ngjarjet në fushën e blertë. Trajneri Gerets është shprehur i kënaqur për fitoren. Për të arritur deri këtu, ai evidenton ndryshimet e bëra gjatë ndeshjes, mes të cilave edhe aktivizimin e mesfushorit shqiptar, Lorik Cana.

“Neve na u desh të bëjmë disa ndryshime në këtë ndeshje, të cilat rezultuan shumë të efektshme, në veçanti ai i Lorikut. Kisha menduar që të mos aktivizoja, pasi doja të ishte i freskët për të enjten në Kupën UEFA ndaj Shaktjorit, por isha i detyruar ta hidhja në fushë si zëvendësues”, ka përfunduar trajneri i Olimpikut të Marsejës.

Top Channel