Bangkok, ushtria rrethon turmen
14/04/2009 02:25
Forcat e sigurise tajlandeze ne oret e para te dites kane rrethuar rreth 6 mije demonstrues anti-qeveritare, midis te cileve gra, femije, murgj budiste, te cilet gjendeshin perreth zyres se kryeministrit ne Bangkok.
Manifestuesit jane duke u pergatitur per perleshje te reja me forcat e rendit duke mbledhur gure dhe mjete te tjera te forta.
Ata kane bllokuar disa rruge me peme te rrezuara.
Gjate dites se djeshme ushtria ka goditur me arme zjarri protestuesit nje dite pasi qeveria nxori ne rruge tanket, pas shpalljes se gjendjes se jashtezakonshme.
Ne kryeqytetin tajlandez dhuna pason thirrjet per revolucion te kryeministrit te permbysur, Taksin Shinauatra.
Top Channel