Zgjedhjet tek FK Tirana

13/04/2009 23:25

Ethet e zgjedhjeve te kontestueshme kane prekur tashme dhe Futboll Klub Tiranen. Nje grup nismetaresh me pretendimin e grumbullimit te me shume se 2/3 e firmave te anetareve te komitetit kane zhvilluar asamblene.

Ka qene nje leter qe ka mberritur ne zyren e drejtorit te klubit, Eduard Gjini, ku i njoftohej mbledhja e asamblese bashke me nje rend dite.

Kjo leter ishte edhe ne dijeni te kryetarit te bashkise se Tiranes, Edi Rama.

Institucioni prej nga varet dhe Futboll Klub Tirana ka reaguar permes zevendeskryetarit Eduard Shalsi, i cili nepermjet nje letre shpreh indinjaten per menyren e zgjedhur nga grupi nismetare per mbledhjen e asamblese.

Sipas tij, kjo asamble mund te mblidhet vetem nga presidenti dhe sekretari ekzekutiv.

Pavaresisht te gjitha ketyre, grupi nismetare eshte mbledhur diten e hene per te zgjedhur anetaret e rinj te asamblese, nderkohe nga donatoret i vetmi i pranishem ishte Refik Halili, i cili edhe ne fjalen e tij kerkoj serish bashkimin me 3 donatoret e tjere qe nuk ishin ne kete mbledhje, ashtu si edhe drejtori i klubit Eduard Gjini.

Sipas grupit nismetar, brenda javes do te mblidhen anetaret e rinj te komitetit ekzekutiv per te zgjedhur kryesine dhe per te propozuar presidentin e Futboll Klub Tiranes.

Top Channel