Zarate ultimatum Lazio-s: Keni kohe deri ne 30 prill

13/04/2009 16:15

Mes skuadres se Lazio-s dhe sulmuesit argjentinas Mauro Zarate rruget mund te ndahen ne fund te ketij sezoni.

Presidenti Claudio Lotito ngurron te bleje lojtarin nga klubi arab All Saad pasi gjysma e kartonit te tij ndodhet ende ne duart e sheikeve. Kjo paqartesi ka bere qe Zarate te shprehe hapur pakenaqesine, duke i dhene nje mesazh te qarte presidentit.

“Lotitto ka kohe deri ne 30 prill por duhet te nxitoje ndryshe ne do nisim bisedimet me skuadra te tjera”, shprehet agjenti i lojtarit Sergio Zarate. Nje tjeter pike e dobet ne marredheniet mes klubit dhe lojtarit jane mosmarreveshjet mes Zarate dhe trajnerit Delio Rossi qe kulmuan me zevendesimin ne ndeshjen derbi.

“Mauro ne ate ndeshje realizoi nje gol te mrekullueshem por u zevendesua serish dhe kjo me duket absurde. Le ta pranoje publikisht trajneri Rossi se gjithcka eshte nje konflikt personal”, perfundon agjenti.

Top Channel