Tajlande, BE i shqetesuar per dhunen

13/04/2009 16:10

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetesimin e tij per incidentet e regjistruara ne Tajlande, ku po zhvillohet nje perleshje e dhunshme mes ushtrise dhe mbeshtetesve te ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra.

Presidenca ceke iu ka bere thirrje protestuesve qe te mos kryejne akte te dhunshme, si dhe qeverise se Bangkokut qe te mbroje qytetaret tajlandeze dhe ata evropiane qe ndodhen ne vend.

BE ka theksuar se perballja politike ne vend duhet te behet permes dialogut dhe instrumenteve te tjera te demokracise parlamentare.

Nderkohe, ne Bangkok eshte regjistruar edhe viktima e pare, qe eshte vrare me arme zjarri. Ushtria ka deklaruar se vrasja ka ndodhur si pasoje e disa te shtenave mes protestuesve dhe disa banoreve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA