Këtë javë, vendoset fati i Ari Han

13/04/2009 09:00

Kjo javë pritet të rezultojë vendimtare në lidhje me të ardhmen e trajnerit të Kombëtares Ari Han.

Një lajm i tillë është përforcuar edhe më shumë nga burime të besueshme pranë presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Që nga humbja e Danimarkës dhe deri më tani, ai ka preferuar të heshtë, edhe pse trajnerit holandez i është bërë një proces publik si nga mediat ashtu edhe nga specialistët shqiptarë të futbollit. Këtë javë, ai pritet të sqarojë pozicionin e tij në lidhje me çështjen.

Ndërkaq nuk mungojnë zërat se Duka ka përfituar kohë për të ushtruar presion mbi teknikun Han, duke e shtyrë atë drejt një dorëheqjeje të mundshme. Kjo lëvizje do t’i mundësonte FSHF-së të kursente një shumë të majme parash (rreth 80 mijë euro) të cilat i detyrohet t’i paguajë trajnerit në bazë të kontratës, në rast të një shkarkimi. Gjithsesi, asgjë nuk është e sigurt ende.

Top Channel