Bayern shenjestron Lavezzi-Hamsik

13/04/2009 15:40

Bayern Munchen ka nisur nje fushate ne Napoli per te marre dy yjet e skuadres, Ezequiel Lavezzi dhe Marek Hamsik.

Kampionet e Bavarise kerkojne te ndertojne nje skuader endrrash dhe dyshja e Napolit do te kompletonte repartin e mesfushes dhe sulmit ku Toni dhe Lavezzi mund te udheheqin nje skuader te perbere nga dyshja e endrrave ne mesfushe Ribery-Hamsik.

Nga ana tjeter edhe pse dy lojtaret jane kerkuar nga klube te tjera si Chelsea, Real Madrid, Juventus e Inter, presidenti napoletan De Laurentiis ka mohuar kategorikisht largimin e tyre.

Lojtari sllovak qe luan ne mesfushe ke treguar kete sezon se eshte nje i ri me te ardhme te madhe ne futboll, ndersa Lavezzi eshte thirrur ne kombetaren e Argjentines pas paraqitjeve te shkelqyera ne pjesen e pare te sezonit.

Top Channel