Superliga, Tirana dhe Vllaznia me hap te njejte

11/04/2009 18:00

Tirana dhe Vllaznia kane hedhur hap te njejte ne javen e 27-te te Superliges duke mos i leshuar terren njeta-tjetres.

Shkodranet fituan paster 2-0 ndaj Partizanit me gola te Shtupines ne minuten e 28-te dhe Licit ne te 68-en. Ne te njejten kohe, Tirana ka reaguar ne menyren e duhur duke shenuar 3 here ne porten e Elbasanit. Golat u realizuan nga Xhafa, Muka dhe Memelli ne 45 minuteshin e dyte te takimit.

Surprizen e kesaj jave e ka bere Teuta qe mundi 2-1 Dinamon ne “Selman Stermasi” me gola te Viles ne pjesen e dyte, ndersa per vendasit avantazhin e momentit e fiksoi Poci ne minuten e 38-te. Shkumbini ka barazuar me pike Dinamon e vendit te trete pas fitores 1-0 te Mustafaj ne minuten e 5-te.

Ne derbin e mbijeteses Lushnja mposhti 2-1 Apolonine, ndersa Bylis dhe Flamurtari jane ndalur ne barazim 1-1. Pas kesaj jave, Vllaznia dhe Tirana kryesojne me nga 48 pike kampionatin.

Top Channel