
“Garantoj se do te gjenden te gjitha fondet e nevojshme per rindertimin e objekteve te shkaterruara”. Deklarata eshte bere ne nje interviste televizive nga kryeministri italian Silvio Berlusconi.
“Presim nje fond nga Bashkimi Europian dhe brenda 10 javeve duhet te prezantojme nje projekt te detajuar. Shpresojme te sigurojme 400-500 milione euro ne tre vjet”, ka shtuar kreu i qeverise.
Sipas tij, eshte levruar nje fond prej 30 milione eurosh, qe u jane shtuar 70 milioneve te qeverise per rindertimin e rajonit te Abruzzo-s. 16 milione euro do te shkojne per rindertimin e Shtepise se Studentit.
Qeveria italiane shtyu per pas Pashkes dekretin me planin e masave per te ndihmuar zonat e prekura nga termeti.
Top Channel