Kampion Evrope dhe bote, Federata Spanjolle mban fort De La Fuenten, kërkon rinovimin deri në 2030
Mbi 100 kontrata të lojtarëve të Bundesligës skadojnë në fund të këtij sezoni. Mes tyre është edhe ajo e mesfushorit të Kombëtares sonë, Altin Lala, i cili luan te skuadra e Hanoverit që nga viti 1998.
Kontrata aktuale e ish-kapitenit të skuadrës gjermane përfundon pikërisht në 30 qershorin e ardhshëm. Por sikurse kanë bërë të ditur dje gjermanët e “Spox”, në klubin e Hanoverit ekziston dëshira për ta mbajtur Altin Lalën për të paktën edhe një sezon tjetër. Oferta për rinovimin e kontratës së tij mendohet të jetë duke u përpiluar dhe shumë shpejt ajo pritet të bëhet zyrtare.
Firma e zezë mbi të bardhë do të hidhet vetëm pasi palët të kenë rënë dakord për të gjitha detajet e kontratës. Vlera aktuale e 33-vjeçarit shqiptar në tregun e futbollistëve është 1 milion e 200 mijë euro, bazuar në të dhënat e publikuar në faqen prestigjioze të transferimeve të lojtarëve “Transfermarkt.de”.
Lala që prej 10 vjetësh luan te Hanoveri dhe duket se karriera e tij do të vazhdojë në këtë ekip edhe sezonin e ardhshëm.
Top Channel