Behrami: Tek Roma? Asnjehere!

10/04/2009 15:00

Kosovari me pasaporte zviceriane, Valon Behrami ka deklaruar se nuk mendon qe te largohet nga skuadra e West Ham edhe pse ofertat per rikthimin ne Itali nuk kane munguar.

Mesfushori i krahut pergenjeshtron kalimin tek Roma, qe mund te cilesohet si nje tradheti ndaj Lazio-s, skuader qe e beri te njohur ne arenen nderkombetare. “Jam i lumtur ketu, duke punuar me trajnerin Gianfranco Zola qe eshte nje gje e mrekullueshme”, shprehet Behrami, duke shtuar se atmosfera ne “Upton Park” e nxit te qendroje edhe per disa kohe ne Premier League.

Por ne vijim ai shton se e ardhmja eshte ne Itali. “Nje dite dua te kthehem ne Serie A. Nuk dua te bashkohem me Romen. Ju betohem qe kete nuk mund ta bej edhe pse kam deshire”, perfundon Behrami.

Top Channel