
Monumente kulture te perdorura dhe te harruara me pas mund te gjesh me dhjetera ne Gjirokaster.
Nje prej tyre eshte edhe teatri i Adrianopolit 14 km ne jug te Gjirokastres i lokalizuar ne kaonin antik dhe permendet qe ne shekullin e 7.
Ky teater me vlera te rralla eshte bere shpesh here pjese e ekspeditave te huaja dhe me e fundit eshte ajo italo-shqiptare qe mban daten 14 gusht 2008, ku u fol per investime dhe u hodhen fonde per kanalizime me premtimin se teatri i Adrianopolit, do te kthehej ne nje teater te vertete, ku do te jepeshin edhe shfaqje.
Ndersa sot realiteti eshte i hidhur. Ne nje rruge tejet te veshtire kalojne vetem bagetite, nderkohe qe teatri ka nderruar destinacion, pasi eshte kthyer ne nje liqen te vertete se sa ne nje teater.
Evidentimi i parë i teatrit, i përket me shumë mundësi arkeologut austriak Prashniker, i cili gjatë Luftës së Parë Botërore sinjalizoi gjurmët e monumentit, që në atë kohë ndodhej ende nën tokë.
Teatri doli në dritë vetëm në fillim të viteve ’70. Aktualisht, studimet e kryera lejojnë që të përcaktohet një fazë e vonë e ekzistences se tij.
Top Channel