Zizu: Me pelqen te punoj me Perez

09/04/2009 17:15

Zinedine Zidane deshiron te rikthehet ne radhet e Real Madrid por vetem ne krah te Florentino Perez.

Ish Topi i Arte mendon te behet drejtues i larte i klubit “merengues” nese Perez merr drejtimin e shoqerise. “Florentino me mori ne Madrid dhe per kete i jam mirenjohes. Ka shume mundesi qe une te punoj me te.  Real Madrid ka nevoje per nje president karizmatik qe ka deshire ta coje klubin sa me lart. Merrni rastin tim. Ishte i gatshem te jepte edhe me shume se 75 milione euro per te me marre. Eshte filozofia qe ai ka”, shprehet ish mesfushori francez.

Nderkohe edhe Perez ka lene te kuptohet se Zizu do jete nje nga drejtuesit me te larte te shoqerise nese ai fiton zgjedhjet presidenciale ne fundin e muajit maj. Ne listen e tij figurojne edhe shume lojtare te klasit te larte si Kaka, Cristiano Ronaldo apo Ribery.

Top Channel