Rumania, shkarkohet trajneri Victor Piturca

09/04/2009 16:45

Victor Piturca eshte shkarkuar nga posti i trajnerit te kombetares se Rumanise pas humbjes 2-1 ne Austri.

Ky rezultat e largoi edhe me shume kombetaren rumune nga Boterori 2010, por nuk eshte i rastesishem sepse pasoi edhe disa rezultate te tjera negative per Rumanine, perfshire ketu humbjen 0-3 me Lituanine ne shtepi. “Victor Piturca eshte shkarkuar nga detyra e tij. Per momentin nuk kemi vendosur kush do ta drejtoje kombetaren por do ta bejme gjate diteve te ardhshme”, deklaroi zyrtari i larte i Federates Rumune te Futbollit, Dumitru Dragomir.

Te njejten gje ka thene edhe kreu i federates Mircea Sandu. “Diskutuam me trajnerin dhe e zgjidhem kontraten ne menyre konsensuale sepse mundesite qe kombetarja jone te kualifikohet ne boteror jane pothuajse zero”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA