
Flamurtari eshte skuadra e katert gjysmefinaliste e Kupes se Shqiperise. Ne perballjen e 3-te cerekfinale me Partizanin, skuadra vlonjate ka arritur te kualifikohet fale nje goli te Memes ne pjesen e dyte te kohes shtese me ane te nje 11-metershi.
Ky rezultat ka tensionuar ndjeshem situaten ku ka pasur dhe incidente mes lojtareve, por gjithashtu dhe trajneri i Partizanit Shpetim Duro i eshte kundervene gjyqtarit menjehere pas perfundimit te takimit, duke dale nga fusha me polici.
Ai ka sulmuar arbitrin e ndeshjes edhe ne konferencen per shtyp.
“Sot ishte fundi i periudhes qe une drejtoj Partizanin dhe ne qofte se largohem me vjen keq per te tjeret qe kane 9 muaj qe punojne pa leke dhe keta maskarenj albitrash, keta plehera, tallen me djersen e atyre. Ne qofte se iki nga Partizani, me vjen keq vetem per keta djem qe mbeten ne mes te rruges”, eshte shprehur Duro.
Ne dy perballjet e para keto skuadra kishin fituar secila nga nje ndeshje minimalisht 1-0, por Partizani ishte kualifikuar fale gjuajteve te 11-metershave.
Shkeljet qe kishin klubet me aktivizimin e lojtareve qe kishin luajtur me pare edhe me klube te tjera ne kupe solli kete penalizim qe te zhvillonin nje ndeshje te trete.
Tashme jane kompletuar kater skuadrat gjysmefinaliste me Flamurtarin i cili do te luaj ndeshjen e pare ne Vlore kunder Shkumbinit me 15 prill.
Nderkohe Vllaznia do te perballet me Tiranen ne gjysmefinale, ne ndeshjen e pare qe do te zhvillohet ne “Loro Borici” te Shkodres.
Takimet e kthimit jane parashikuar per ne 29 prill.
Top Channel