
Shqiperia do te luaje nje ndeshje miqesore ne 10 qershor ne Tirane ndaj Gjeorgjise.
Kjo eshte ndeshja qe ka arritur te siguroje Federata Shqiptare e Futbollit per te ndihmuar kuqezinjte qe te arrijne te kalojne problemet aktuale dhe ne te njejten kohe per te shfrytezuar periudhen qe nuk do te kemi ndeshje per eliminatoret e boterorit. E vetmja gje e pasigurt ne prag te kesaj sfide eshte trajneri.
Ende nuk dihet nese ne kete miqesore kunder Gjeorgjise, Shqiperia do te udhehiqet nga holandezi Ari Han apo jo. Rezultatet e ndeshjeve te fundit ne eliminatoret e Boterorit Afrike e Jugut 2010 kane qene shume te dobeta, kemi barazuar me Malten pa gola, humbem me Hungarine ne Tirane dhe me Danimarken ne transferte, duke arritur ne perfundimin se ky ishte nje tjeter sezon i deshtuar per kuqezinjte.
Gjithashtu keto rezultate kane lekundur ndjeshem pozicionin e trajnerit edhe pse vete Han deklaron se nuk ka ndermend te largohet, pasi ka nje kontrate deri ne fundin e ketij viti. Ne dekaden e fundit, Shqiperia eshte perballur 10 here me Gjeorgjine dhe bilanci eshte negativ; 3 fitore, 1 barazim dhe 6 humbje. Gjithashtu eshte arritur marreveshja qe edhe ekipi shpresa te luaje ndaj shpresave te Gjeorgjise po ne Tirane.
Top Channel