France, serish akuza per Lance Armstrong

09/04/2009 17:45

Agjencia Franceze Antidoping mendon se Lance Armstrong ka thyer rregullat antidoping.

Akuza mbeshtetet ne nje test qe eshte bere ne daten 17 mars ne France ku Armstrong dha kampione gjaku, urine dhe flokesh. Rezultatet ishin negative por kampioni teksan theu rregullat duke mos qendruar ne kontakt viziv me perfaqesuesit e agjencise. 7 here kampioni i Tour de France njoftoi rikthimin e tij ne boten e ciklizmit.

Qe prej muajit shtator kur ai ka bere te ditur se do rinise pedalimin, i eshte nenshtruar 24 testeve dhe asnjehere nuk ka rezultuar pozitiv. Aktualisht ai po kurohet pas nje frakture qe pesoi pasi u rrezua ne Vuelta Castilla. Sipas agjencise franceze, thyerja e ketij rregulli nga ciklisti teksan mund t’i kushtoje atij nje sanksion te rende disiplinor.

Top Channel