Cana: Shaktjori, një prej kundërshtarëve

09/04/2009 09:10

Pavarësisht formës së mirë që po kalon Olimpiku i Marsejës, kapiteni Lorik Cana shfaqet i kujdesshëm përpara sfidës së sotme me Shaktjorin e Donjetskut.

Mesfushori 25-vjeçar i ka cilësuar ukrainasit si një kundërshtar të fortë, por që gjithsesi janë të panjohur për ekipin e Ligës 1 franceze.

“Arritëm deri në çerekfinale. Menjëherë pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, objektivi ynë ishte të luanim në finalen e Kupës UEFA. Për të mbërritur në këtë fazë kemi mposhtur dy kundërshtarë të fortë, por tani është pjesa më e vështirë e aktivitetit”, deklaroi shqiptari.

“Shaktjori është një skuadër me të ardhura të mëdha financiare dhe që ka afruar mjaft lojtarë të mirë. Për më tepër, luajnë rregullisht në kupat e Evropës dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

Ata nuk janë një prej emrave më të mëdhenj në kontinent, por kanë shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare dhe ndoshta është kundërshtari më i vështirë. Për t’u kualifikuar nevojitet një paraqitje e madhe. I kemi vëzhguar videot e ndeshjeve të tyre dhe stilin e lojës”.

Top Channel