Adriano do braktise futbollin?

09/04/2009 15:10

Nga Brazili vjen nje lajm qe duket gati i pabesueshem. Sulmuesi i Interit, Adriano, i cili vuan prej disa kohesh nga gjendja e renduar fizike dhe psikike, duket se ka vendosur ta braktise perfundimisht futbollin.

Kur dukej se mes zikalterve dhe sulmuesit do te vinte divorci perfundimtar per shkak se ai nuk eshte kthyer ende ne Itali, gazeta “Lance” publikon nje shkrim ku deklaron se sulmuesi nuk do te luaje me as me Interin dhe as me ndonje skuader braziliane. As tentativat e miqve dhe te afermve nuk ia kane mbushur mendjen ish “Perandorit” qe te rimendohet edhe nje here ne lidhje me kete vendim ekstrem.

Adriano po perflitet prej disa muajsh per shkak te marredhenieve te tensionuara me trajnerin e Interit, Mourinho por edhe me paraardhesin e tij, Mancini per shkak te sjelljeve jo korrekte qe i kane shkaktuar edhe nje numer te madh penalizimesh.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta