Samir Ujkani ka shansin më të mirë të debutojë në fanellën e Palermos, në ndeshjen e së shtunës kundër Interit.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat siciliane, që theksonin se portieri i parë, Marko Amelia, ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundjavës së kaluar, përballë Torinos.
Prezenca e lojtarit të përfaqësueses italiane kundër zikaltërve të drejtuar nga Hoze Murinjo është vënë seriozisht në dyshim.
Duke pasur parasysh se “veterani” Alberto Fontana shpesh ka qëndruar në tribunë dhe marrëdhëniet e tij me drejtuesit e klubit nuk janë të mira, në portën e skuadrës zirozë mund të aktivizohet lojtari i përfaqësueses
shqiptare.
Në këtë mënyrë, problemet mes shtyllave që ekzistojnë te Palermo favorizojnë Ujkanin, i cili do të debutonte në elitën e futbollit italian në sfidën kundër Zlatan Ibrahimoviç dhe yjeve të tjerë të Interit. Një sfidë që,
gjithsesi, parashikohet shumë e vështirë, pasi skuadra milaneze kërkon tri pikët e radhës, për të
konsoliduar pozitat drejt titullit të katërt radhazi në Serinë A.
“Gardiani” 20-vjeçar është transferuar te Palermo gjatë sezonit të kaluar nga ekipi i të rinjve të Anderlehtit
në Belgjikë. Në këtë periudhë, ai ka luajtur disa herë me ekipin e të rinjve (Primavera), por asnjëherë
me ekipin e pare.
Top Channel