
Situata dramatike e diteve te fundit ne zonen e prekur nga termeti ne Itali, eshte shfrytezuar me se miri nga grabitesit.
Autoritetet bejne te ditur se jane shtuar vjedhjet ne shtepite e braktisura ne periferi te Aquila-s, pas termetit te fuqishem, qe goditi rajonin e Abruzzo-s. Forcat e mbrojtjes civile thone se drejt zones kane nxituar hajdute nga shume pjese te Italise.
Policia ka kontrolluar dhjetera te dyshuar gjate nates. Karabinieret dhe forcat e Guardia di Finanza jane angazhuar ne parandalimin e episodeve te tilla. Vigjilenca eshte me e madhe ne vendet me te prekura, vecanerisht ne qendren historike te Aquila-s.
Me shume se 1 mije pjesetare te forcave te rendit ndodhen ne zonat e demtuara nga termeti.
Top Channel