Ja kur do të hidhet shorti i Play-off-it të Botërorit, ku Shqipëria do të mësojë edhe kundërshtarët dhe si do të funksionojë
Ndaj Hungarisë dhe Danimarkës nuk ka mundur të shënojë, por me t’u rikthyer në kampionatin austriak ai konfirmohet si një golashënues i frikshëm.
Shkodrani shënoi në minutën e 60-të golin e barazimit të skuadrës së tij, SV Ried, kundër Altach (1-1) në javën e 28-të të Bundesligës austriake, takim i cili do të mbyllej me këtë rezultatet deri në fund të 90 minutave.
Ky ishte goli i tij i 8-të në kampionat dhe i 13 sezonal, përfshirë dhe 5 të tillë në Kupën e Austrisë. Por, një statistikë e veçantë rreth kësaj çështjeje është zbuluar dje nga mediat austriake.
“Goli i Hamdi Salihit, i shënuar ndaj Cashpoint Altach, është edhe i gjashti i shqiptarit në 7 ndeshjet që ai ka luajtur deri tani kundër kësaj skuadre (Altach)”, shkruante dje faqja “bundesliga.at”.
Shqiptari është konfirmuar si golashënues në radhët e skuadrës austriake SV Ried, pasi gjatë dy sezoneve e
gjysmë me SV Ried (nga janari 2007), Salihi në 68 ndeshje ka realizuar në total 26 gola.
Top Channel