
Rusia ndan te njejtin mendim me presidentin e Moldavise per perfshirjen e Rumanise ne trazirat e fundit qe perfshine vendin.
Ndonese tha se nuk ka asnje nderhyrje nga jashte ne politiken moldave, Moska ndan te njejtat akuza me Valdimir Voronin per rolin e Rumanise ne protestat ne Chisinau.
“Duke u nisur nga slloganet e hedhura ne shesh dhe flamujt qe kryesisht ishin rumune dhe mbaheshin nga organizatoret e protestes, besojme se qellimi i tyre ishte denigrimi i te gjitha sukseseve te arritura vitet e fundit ne forcimin e sovranitetit te republikes dhe ne nje fare menyre te ndikonin edhe ne rezultatet e zgjedhjeve”, thuhet ne nje komunikate te ministrise se Jashtme ruse.
Protestat e djeshme u zhvilluan kunder fitores se komunisteve ne zgjedhjet parlamentare.
Top Channel