Raikkonen shpreson ne vendimin e apelit

08/04/2009 17:15

Asnje pike ne dy gara, per Ferrarin eshte nje bilanc vertete negativ.

Skuderia qe eshte mesuar te luftoje perhere per nje vend ne treshen e pare, tashme mendon te beje disa ndryshime rrenjesore ne aereodinamike per t’u barazuar me kundershtaret Brawn, Williams dhe Toyota. Kimi Raikkonen eshte ne pritje te vendimit te apelit per montimin e difuzoreve nga tre skuderite qe do te merret ne 14 prill.

“Gara e ardhshme eshte ne Kine por disa dite me pare Gjykata e Apelit te FIA-s do marre nje vendim per difuzoret. Ky vendim do kete ndikim te madh ne kampionat. Kemi nevoje per nje ndryshim te madh”, shprehet finlandezi.

Ne vijim te deklarates, ai pranon se Ferrari po kalon nje moment shume te veshtire. “Kemi kaluar edhe me pare situata te ngjashme. Dime si te reagojme dhe nje gje te tille do ta bejme ne Shangai”, perfundon ish kampioni i botes.

Top Channel