Partizani-Flamurtari, sfida e trete

08/04/2009 09:10

Partizani dhe Flamurtari do të vihen sot përballë njëri-tjetrit për të tretën herë për të provuar një tjetër shans drejt kualifikimit për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Kjo sfidë ekstra në çerekfinale është një prodhim ekskluziv i Komisionit të Disiplinës, pas gafës së aktivizimit të parregullt të lojtarëve, të cilët kishin luajtur më parë për skuadra të tjera në të njëjtin kompeticion. Flamurtari fitoi 1-0 ndeshjen e parë në shtëpi, ndërsa të kuqtë i mundën vlonjatët po 1-0 në kthim, ku pas
120 minutave lojë, u deshën 11-metërshat për të përcaktuar se kush do të vazhdonte më tej.

Por vendimi i Disiplinës do të zhvlerësonte gjithçka. Edhe pse ky vendim ka qenë disi absurd në dukje dhe është pasuar nga shumë polemika, tashmë duket se Kupa e Shqipërisë do të duhet t’i rikthehet normalitetit.

Tashmë dy skuadrat e kanë pranuar verdiktin e një sfi de të tretë, ku secila premton se do të japë maksimumin.
Takimi do të luhet sot në një fushë asnjanëse (stadiumi “Niko Dovana”, Durrës, ora 16.00).

Për të kuqtë situata nuk është fort e këndshme, pasi për shkak të rregullit të mosaktivizimit të lojtarëve
që më parë kanë luajtur me një tjetër ekip, do të duhet të heqin dorë nga 4 prej futbollistëve.

Pra, Egert Bakalli, Genti Gjondedaj, Besmir Bega e Erald Mërtiri nuk do të mund të zbresin në fushë ndaj Flamurtarit. Tre të parët janë lojtarë të formacionit bazë dhe kjo nuk është pak për një skuadër si Partizani, e cila nuk e ka këtë luks që në një takim të ketë kaq shumë mungesa.

Megjithatë, trajneri Shpëtim Duro ka besim se të tijtë i kanë të gjitha mundësitë për të arritur kualifi kimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA