Kuqezinjte zbresin 11 vende

08/04/2009 15:40

Dy zhgenjimet e fundit ne eleminatoret e Boterorit 2010, me Danimarken dhe Hungarine kane bere qe kombetarja shqiptare te zbrese 11 vende ne klasifikimin e FIFA-s per muajin mars, duke u renditur ne vendin e 91-te.

Nje tjeter tregues ky qe Ari Han nuk ka ndikuar qe perfaqesuesja kuqezi te beje hapa perpara, pasi ne kohen kur holandezi zevendesoi kroatin Baric dhe mori drejtimin e kombetares shqiptare ne fillim te vitit 2008, kuqezinjte ishin ne vendin e 81-te.

Gjate epokes Han, kombetarja shqiptare ka patur luhatje te vazhdueshme ne klasifikimin e FIFA-s, rezultati me i mire eshte vendi 76-te ne majin e vitit 2008, ndersa ai me i keqi eshte ne vendin 102-te, ne kohen kur futbolli shqiptar u pezullua nga arena nderkombetare per shkak te konfliktit qeveri-FSHF.

Skuadra jone perfaqesuese nuk fiton ndeshjet ne transferte qe prej 6 qershorit 2007 kur nen drejtimin e Baric munden 3-0  Luksemburgun, nderkohe qe nuk shenojme gol qe prej tetorit te vitit 2008. Kombetarja eshte ne vendin e 5-te ne grupin e 1 kualifikues te Boterorit 2010, duke bere qe zyrtarizimi i largimit te trajnerit Ari Han te jete vetem ceshtje oresh.

Top Channel