
Flamurtari eshte skuadra e katert gjysmefinaliste e Kupes se Shqiperise ne futboll.
Skuadra vlonjate ka fituar ndeshjen e caktuar nga FSHF-ja pas ankeses se bere ne Komisionin e Disiplines. Vlonjatet kane mundur Partizanin ne “Niko Dovana” te Durresit 1-0. Golin e ka shenuar ne minuten e 108-te me 11 metersh lojtari nga Korca, Devis Mema pas nje faulli te shkaktuar nga portieri i te kuqve Orges Shehi.
Disa minuta me pas situata eshte tensionuar per shkak te nje sherri mes lojtareve ku inisiatore kane qene kroati Panic dhe sulmuesi i Partizanit, Ngjela. Ne gjysmefnale Flamurtari gjen Shkumbinin qe eleminoi Besen me nje gol ne minuten e fundit te takimit, ndersa perballja tjeter do te luhet mes Vllaznise dhe Tiranes.
Top Channel