Kthehet ne toke turisti amerikan i hapesires

08/04/2009 11:40

Ka perfunduar udhetimin ne kozmos dhe eshte kthyer ne toke turisti amerikan i hapesires.

Anija kozmike ruse “Soyuz TMA-13”, ne bordin e se ciles ndodhej Charles Simonyi, ka zbritur ne bazen e Kazakistanit ashtu sic ishte parashikuar ne oren 11:16 me oren e Moskes, disa ore pas shkeputjes nga stacioni nderkombetar i hapesires.

Ne anije ndodheshin edhe dy astronaute. Simonyi, nje nga ish-drejtuesit e Microsoft executive, eshte turisti i pare ne bote qe asiston ne dy misione. Nje zedhenes rus tha se gjendja e tre personave eshte e mire. Miliarderi Simonyi pagoi 35 milione dollare per te udhetuar 11 dite ne hapesire.

Dy astronautet qe kaluan 6 muaj ne stacionin hapesinor, u kthyen ne toke me rezultatet e eksperimenteve shkencore te kryera atje.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta