G20, viktima e protestes, familjaret akuzojne policine

08/04/2009 11:15

Ian Tomlinson, burri i vdekur nga nje infarkt gjate manifestimeve ne Londer ndersa zhvilloheshin punimet e G20, eshte perplasur ne toke nga disa police dhe kete e faktojne imazhet e marra nga kamera e nje turisti amerikan.

Videoja tregon se si Tomlinson, ndersa tenton te kaloje kordonin e agjenteve te policise, eshte qelluar ne shpine dhe me pas eshte perplasur ne toke.

Ne video duket qarte se si Tomlison eshte rrezuar dhe ndihmohet te cohet ne kembe nga disa manifestues.

Deshmitaret thone se pas rrezimit, burri dukej i tronditur dhe shume konfuz. Tre minuta me vone u godit nga nje infarkt, fatal per jeten e tij.

Pasi ndenji nje jave ne heshtje, familja e viktimes se vetme ne protestat qe perfshine Londren, akuzojne policine.

Autopsia e kryer, tregoi se vdekja erdhi per shkaqe natyrale.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta