France, punetoret marrin peng menaxheret
08/04/2009 14:45
Punonjesit e nje filiali francez te nje firme britanike kane marre peng 4 drejtues te kompanise. Behet fjale per firmen “Scapa France”.
Rrembimi ka ndodhur si shenje proteste kunder njoftimeve per mbylljen e firmes. Grupi Scapa me qender ne Britani ka 1500 punonjes ne gjithe boten, 60 prej te cileve ne France.
Nuk ka njoftime nese menaxheret jane liruar. Javet e fundit jane marre peng nga punetoret drejtues te tre firmave, qe kane njoftuar shkurtimin e vendeve te punes; Sony France, 3M dhe Caterpillar.
Top Channel