
Shteti shqiptar vazhdon t’i detyrohet me shume se 10 milione leke peshngriteses Romela Begaj, e cila se fundmi mori medalje ari ne stilin e shkeputjes dhe bronxi ne dy garesh ne europianin e zhvilluar ne Rumani.
Shpresat e saj dhe te trajnerit Hektor Shaqiri jane tek ministri i ri i Sportit, Ardian Turku, me te cilin do te diskutojne edhe pakenaqesite e ligjit te ri per shperblimet e sportisteve elitare.
Jashte kamerave, Begaj pohon se ka marre vetem shperblimin per vendin e 6-te ne Lojrat Olimpike Pekin 2008, nderkohe qe po i zvarriten shperblimet per medaljet e tjera te marra ne evropianin e vitit te kaluar, ku zuri vendin e dyte ne kontinent. Kjo nuk eshte hera e pare qe sportistet shqiptare ankohen ne media per shperblimet e padhena nga MTKRS.
Top Channel