Trajneri i zhgënjyer nga gabimet e Lalës

07/04/2009 10:50

Altin Lala është në qendër të kritikave të medias gjermane pas atyre dy gabimeve të pafalshme në humbjen e thellë 4-1 të Hanoverit në takimin kundër Verde Bremenin.

Edhe pse e ndien peshën e rëndë të fajit, ish-kapiteni shqiptar i Hanoverit kërkon të gjejë një alibi të paktën për njërin prej tyre.

Lala ka hyrë si zëvendësues në këtë takim, ndërkohë që në minutën e 78’ nuk ka mundur të bllokojë Diegon, i cili ka shënuar golin e avantazhit 2-1 për Verderin.

“Deko më shtyu dhe më goditi në këmbë, më humbi ekuilibrin, mbrohet shqiptari. Është me të vërtetë për të ardhur keq, pasi për mua ai rast ishte një faull”. I zhgënjyer nga Lala është shprehur edhe trajneri i Hanoverit, Hecking, i cili duket se është penduar që e futi në lojë: “Po ta kisha ditur përpara, ndoshta do të kisha vepruar ndryshe”, nënvizon ai.

Top Channel