Tare, lojtarëve: Nderoni fanelën

07/04/2009 10:55

Menjëherë pas humbjes 2-0 në fushën e Sienës, Igli Tare, drejtori i ardhshëm sportiv i Lacios bëri publik vendimin e klubit për të qëndruar në heshtje për shtyp.

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare i ka “tërhequr veshin” futbollistëve, duke kërkuar që ata të impenjohen në ndeshjet e ardhshme dhe të nderojnë fanellën bardhekaltër.

Skuadra e drejtuar nga Delio Rosi u përball me protestat e afro njëqind tifozëve, ndërsa për mikrofonat e “Radio Radio”, Tare deklaroi: “Humbja erdhi pas një jave problematike. Mendonim se ishim sqaruar me skuadrën. Megjithatë, konfirmuam se nuk dimë të dalim nga situata të tilla. Mund të ishim rikthyer te rezultatet pozitive, por humbëm një tjetër ndeshje. Ky është një klub me vlera dhe që prej së shtunës duhet të shfaqet një tjetër Lacio: të nderojmë fanellën dhe historinë e ekipit”.

Top Channel