Skela: Haan, i paqarte ne skemat e lojes

07/04/2009 00:45

“Trajneri Haan te kete me shume bindje ne mendimet e tij dhe te mos ndryshoje shume here skemat e lojes”. Ky eshte sugjerimi qe lojtari i kombetares shqiptare te futbollit, Ervin Skela ka dhene per holandezin, duke vene ne pah “paqartesine” e trajnerit te kombetares.

“Me vjen keq qe nuk jane thirrur Kapllani dhe Bogdani. Ata kane te tjera kushte stervitore dhe te tjere kundershtare, kete levizje te Han nuk e kuptoj”, eshte shprehur Skela ne emisionin “Procesi sportiv”, ne Top Channel.

Megjithate ai ka theksuar se ne rezultatet e dobta te kuqezinjeve ka ndikuar edhe angazhimi i lojtareve te cilet, sipas Skeles, duhet te bejne nje analize ne vetvete.

“Ne Danimarke duhet te kishim me shume besim tek vetja dhe te kishim rrezikuar me shume. Ne ishim shume pasiv dhe nuk kishim asnje shans per te reaguar”, theksoi vlonjati.   

Top Channel