Palmeiras, Keirrison kerkon Barcelonen

07/04/2009 16:50

Palmeiras dhe Keirrison kerkojne qe Barcelona ta mbylle sa me shpejt ceshtjen e transferimit te brazilianit ne Katalonje.

Lojtari duket se nuk e ka me mendjen ne kampionatin brazilian dhe kete e ka kuptuar trajneri Luxenburgo qe i ka kerkuar skuadres spanjolle te marre nje vendim perfundimtar.

“Lojtari e ka mendjen diku tjeter dhe te gjithe duam te dime se cfare do beje ne te ardhmen. Barcelona duhet te vendose. Ai dhe gjithe ambjenti kane nevoje te marrin vesh se cfare do ndodhe. Ky problem ndikon ne produktivitetin e lojtarit por edhe te skuadres”, shprehet tekniku.

Nderkohe, gazeta “Muchodeporte” ben me dije se Betis Sevilja ka qene shume prane lojtarit, ndersa ditet e fundit edhe Mourinho ka shprehur interes per te. Gjithastu, mbrojtesi po ndiqet me kujdes edhe nga Milani, Reali, Atletico Madrid dhe Valencia.

Top Channel