
Ish kampioni i botes ne Moto GP, Casey Stoner reagon nje dite pas deklarates se Rossi-t, duke i shpallur lufte ne prag te startit te ketij sezoni.
Operacioni ne puls tashme eshte dicka e shkuar dhe australiani i skuderise Ducati ndihet gati per sezonin e ri. “Edhe pse testet kane qene pozitive, te gjithe e dime se gara eshte nje histori tjeter. Nuk duhet absolutisht ta heqim vemendjen por te vazhdojme te punojme me ritem te plote per te mos perseritur gabimet e vitit te shkuar kur e nisem sezonin me shume vetebesim”, shprehet Stoner.
Ne vijim ai ka folur per garen e Katarit, duke theksuar se nuk eshte nje nga me te mirat pasi edhe temperatura nuk favorizon asnje pilot. “Mezi po pres te filloj sezonin e ri pasi jam shume optimist me punen qe kane bere inxhinieret me motorrin e ri. Kemi punuar te gjithe shume dhe motorri ka ndryshuar shume detaje”, shton biondi australian.
Top Channel